Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kapiteni i Viktorias kërkon përkrahjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Ballkanit
    Ballina-1

    Kapiteni i Viktorias kërkon përkrahjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Ballkanit

    18/09/2023 19:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i skuadrës së Viktoria Plzenit, Lukash Hejda, ka kërkuar ndihmën e tifozëve për ndeshjen që do ta luajë të enjten kundër dy herë kampionit të Kosovës, Ballkanit.

    Hejda për faqen zyrtare të skuadrës çeke ka theksuar se me ndihmën e tyre mund të arrihet rezultati pozitiv.

    Dueli mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit luhet nga ora 21:00, ndërsa i takon Grupit C të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

    Ballkani e ka arritur fazën grupore të këtij niveli të garave për herën e dytë rresht.

    Asnjë skuadër tjetër e Kosovës nuk e ka shënuar të njëjtin sukses.

    Në Grupin C janë edhe Dinamo e Zagrebit dhe Astana.

    “Dua që t’i ftojë të gjithë tifozët e Viktorias për ndeshjen e së enjtes. Do të jetë e rëndësishme që të hyjmë në garë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tifozët padyshim se do të na ndihmojnë. Besoj se ‘Doosan Arena’ do të jetë i mbushur plot”, ka thënë kapiteni i çekëve, Hejda, i cili luan si qendërmbrojtës.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.