Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Karateistët e Kosovës mbesin jashtë Evropianit në Spanjë
    Ballina-2

    Karateistët e Kosovës mbesin jashtë Evropianit në Spanjë

    21/03/2023 23:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të mërkurën fillon Kampionat Evropian i karatesë për seniorë. Evropiani mbahet në Guadalajara të Spanjës, ndërsa do të mbahet pa Kosovën pjesë të tij.

    Në Evropian është dashur të garojnë shtatë karateistë të Kosovës. Por ata nuk janë përfshirë në shortin për ngjarjen e madhe të sportit të karatesë.

    Selektori Ylber Syla ka konfirmuar të martën mbrëma se karateistët e tij nuk do të mund të garojnë në Evropian. Sipas Sylës, Spanja nuk ka lejuar paraqitjen e karateistëve të Kosovës me simbole të shtetit.

    Karateistët kosovarë kanë udhëtuar për në Guadalajara, por atje kanë kuptuar se nuk do të garojnë.

    KOHA ka kontaktuar me drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës por nuk ka pranuar ende përgjigje.

    Javë më parë karateistët kishin mbetur jashtë Evropianit për të rinj, të mbajtur në Qipro. Autoritetet qipriote kishin kushtëzuar paraqitjen e Kosovës me heqjen dorë nga simbolet e shtetit. Kjo nuk ishte pranuar nga përgjegjësit e karatesë kosovare.

    Spanja, ashtu si Qipro nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Por në vitin 2019 pikërisht në Guadalajara ishte mbajtur Evropiani për seniorë. Dhe në atë Evropian, Kosova ishte paraqitur e barabartë dhe me të gjitha simbolet.

    Ka pasur telashe për përfaqësuesen e karatesë edhe para udhëtimit për në Spanjë. Spanja nuk kishte lëshuar viza dhe kështu ekipi kishte pësuar ndryshime të shumta. Udhëtuan vetëm ata që kishin viza shëngen apo pasaporta të vendeve tjera. Por as ata nuk do të mund të garojnë.

    Së fundi sportistët kosovarë janë përballur me diskriminim nga vende të ndryshme. Boksieres Donjeta Sadiku nuk iu mundësua paraqitja me simbole në Indi dhe ajo mbeti jashtë Kampionatit Botëror.

    Sa i takon paraqitjes në ngjarje ndërkombëtare dhe me të drejta të plota, situata është keqësuar për sportistët kosovarë.

    Federata kosovare e karatesë është e pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore dhe Evropiane të karatesë. Të dy këto federata i udhëheq spanjolli Antonio Espinos. Ai kishte lënë përgjegjëse federatën kosovare për mbetjen jashtë Evropianit në Qipro.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.