Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Karnevali në stadiumin e Suharekës, a po rrezikon ta dëmtojë fushën e cila do t’i penalizonte dy klube gjatë garave kampionale?
    Ballina-1

    Karnevali në stadiumin e Suharekës, a po rrezikon ta dëmtojë fushën e cila do t’i penalizonte dy klube gjatë garave kampionale?

    28/06/2026 16:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Karnevali që po mbahet në fushën e stadiumit të qytetit në Suharekë ka sjellë mijëra vizitorë dhe atmosferë festive. Megjithatë, përtej muzikës dhe spektaklit, ngrihet një pyetje e rëndësishme: a po sakrifikohet një investim i vlefshëm sportiv për një aktivitet të përkohshëm? Karnevali po zhvillohet brenda stadiumit të qytetit, ku janë mbledhur mijëra qytetarë.

    Kjo fushë sportive është renovuar dhe përmirësuar në vitet e fundit me investime të konsiderueshme për nevojat e futbollit dhe zhvillimin e sportit në Suharekë. Stadiumi shërben për ndeshjet zyrtare dhe ka një sipërfaqe me bar artificial, e cila kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe mbrojtje nga aktivitetet që nuk janë sportive.

    Vendosja e skenave, pajisjeve të rënda dhe qarkullimi i mijëra njerëzve mbi fushë krijon shqetësime legjitime për dëmtimin e sipërfaqes sportive. Edhe nëse dëmet nuk janë të dukshme menjëherë, lind pyetja se kush do të mbajë përgjegjësi nëse fusha pëson dëmtime dhe kush do t’i mbulojë shpenzimet e riparimit.

    GazetaSport nga burime te afërta mëson se nga Federata e Futbollit e cila ka investuar aty nuk është pyetur për leje.

    Sido qoftë askush nuk është kundër aktiviteteve kulturore dhe festive, por asetet sportive të ndërtuara me para publike duhet të trajtohen me kujdes. Nëse një investim që i shërben sportit dhe të rinjve rrezikohet për disa ditë argëtim, atëherë përgjegjësia nuk mund të mbetet pa emër.

    Sido që të jetë nëse fusha dëmtohet atëherë Ballkani dhe Suhareka që i zhvillojnë ndeshjet aty, rrezikojnë që ndeshjet t’i zhvillojnë jashtë Suhareke pasi Komisioni i FFK-së mund të mos e pranojë atë.

    Gjithsesi, kur festivali i këngëtares me famë botërore (sony hill) mbahet në një ambient të hapur (livadh) e ku vijnë e gjithë bota, ose të këngëtarëve tonë të tjerë si Alban Skenderaj ,Capital T , Kresha, Armend Rexhepagiq, Dafina Zeqiri e të tjerë mbajnë koncerte jashtë stadiumeve nëpër parkingjet e qytetit e fushën e Gërmisë, pse Karnevali, Golden Eagle nuk mund të mbahet në ambient të hapur bash si këto koncerte dhe e sidomos Hardhia festë në Rahovec!.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.