Futboll ndërkombëtar

Karsdorp “tradhtari”konfrontohet me tifozë, derisa Roma po punon për ta shitur atë

Karsdorp “tradhtari”konfrontohet me tifozë, derisa Roma po punon për ta shitur atë

Rick Karsdorp raportohet se është konfrontuar me disa fansa të Romës jashtë shtëpisë së tij këtë javë, derisa klubi është duke shikuar që ta shesë atë gjatë muajit të janarit Pas barazimit të Giallorossi 1-1 kundër Sassuolos të mërkurën e kësaj jave, Jose Mourinho drejtoi gishtin tek 27 vjeçari holandez kur foli për media, duke u

Besnik Batusha

Rick Karsdorp raportohet se është konfrontuar me disa fansa të Romës jashtë shtëpisë së tij këtë javë, derisa klubi është duke shikuar që ta shesë atë gjatë muajit të janarit 

Pas barazimit të Giallorossi 1-1 kundër Sassuolos të mërkurën e kësaj jave, Jose Mourinho drejtoi gishtin tek 27 vjeçari holandez kur foli për media, duke u ankuar për profesionalizmin e tij dhe i sugjeroi atij që ta gjejë një klub të ri në janar.

Edhe pse ai nuk përmendi emrin e Karsdorp, ishte e qartë që trajneri i Romës ishte duke folur për të. 

Siç raporton sot, Corriere dello Sport, nuk është një kohë e mirë për Karsdorp, i cili është i zhgënjyer, sidomos pasi që disa fansa të Romës e prisnin jashtë shtëpisë së tij dy net më parë dhe ai ishte konfrontuar me ta.

Agjenti i tij, Johan Henkes ka kërkuar nga Mourinho për një shpjegim të kësaj situate. Në të njëjtën kohë. Juventusi është duke e marrë në konsideratë transferimin e 27 vjeçarit për ta zëvendësuar Juan Cuadradon në janar dhe një takim pritet që të mbahet në mes të tyre dhe Giallorossi. 

Karsdorp ju bashkua Romës në verën e vitit 2017 nga Feyenoordi në një marrëveshje me vlerë 16 milionë euro. Ai ka bërë 122 paraqitje në të gjitha garat për Giallorossi dhe kontrata e tij është valide deri më 2025. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions