Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kastriot Rexha emërohet ndihmës-trajner te 2 Korriku
    Ballina-2

    Kastriot Rexha emërohet ndihmës-trajner te 2 Korriku

    21/01/2023 21:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe Kastriot Rexha kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilës është arritur që ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare, përfshirë këtu edhe vet 2 Korrikun, të emërohet në pozitën e ndihmës-trajnerit tek skuadra seniore e skuadrës nga Arbëria.

    Kastriot Rexha është emër i njohur në futbollin kosovar dhe kjo natyrshëm se është vlerësuar lartë nga drejtuesit “verdheblu”, në emër të të cilëve Drejtori Shaban Baholli mirëpriti Rexhën dhe e prezantoi atë me pjesën tjetër të shtabit teknik dhe futbollistët.

    Shtatlarti Rexha ka nisur menjëherë punën në pozitën e tij të re dhe për këtë u shpreh i kënaqur e pati disa fjalë.

    “Është mirë që m’u dha mundësia të kthehem në klubin e 2 Korrikut. Tash është pak më ndryshe, sepse jam si trajner, por që pa dyshim se jam i emocionuar për këtë punë. Do të përkushtohem që të arrijmë shumë suksese bashkë me kolegët, futbollistët e të gjithë anëtarët e klubit.”

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.