Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Katar 2022”/ Pas dy operacionesh në fytyrë, kjo është gjendja e futbollistit të Arabisë Saudite, Al-Shahrani
    Ballina-2

    “Katar 2022”/ Pas dy operacionesh në fytyrë, kjo është gjendja e futbollistit të Arabisë Saudite, Al-Shahrani

    01/12/2022 17:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i majtë Yasser Al-Shahrani i Arabisë Saudite, ishte viktimë e një përplasjeje të dhunshme me portierin e ekipit të tij, në ndeshjen e parë të ekipit në Grupin C për Kupën e Botës në Katar.

    Kundër Argjentinës, më 22 të muaji nëntor, episodi rezultoi me frakturë të disa kockave të fytyrës dhe dhëmbëve. Këtë të mërkurë, raportohet se futbollisti Al-Shahrani, u largua përfundimisht nga Spitali i Gardës Kombëtare, në Riad, ku gjatë këtyre nëntë ditëve ishte “i nënshtruar dy operacioneve të suksesshme në fytyrë”, njoftoi këtë të mërkurë Federata Saudite.

    “Ai është në shtëpi dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por do t’i nënshtrohet vlerësimeve të përditshme mjekësore. Të gjithë i urojmë shërim të plotë”,- shkruante federata saudite për Al-Shahrani, përplasja e të cilit me portierin e tij shkaktoi shqetësim në të gjithë botën.

    Princi mbretëror saudit vuri në dispozicion avionin e tij privat për transportin e futbollistit, nëse do të ishte e nevojshme për një ndërhyrje mjekësore më të specializuar nga ajo e stafit të Al-Hilal, ku u bë i mundur të ofrohej kujdes më i mirë mjekësor.

    Shikoni më poshtë ‘tweet-in’ e federatës saudite, e cila zyrtarizuar lajmin e mirë të rikuperimit të Yasser:

    TË LIDHURA

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.