Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Katastrofë absolute. Dua t’i them dy fjalë popullit gjerman…”
    Ballina-2

    “Katastrofë absolute. Dua t’i them dy fjalë popullit gjerman…”

    02/12/2022 00:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një eliminim i turpshëm dhe një stol qe lëkundet tashme për Hansi Flick. Gjermania e tij është jashtë Botërorit, pikërisht e atij trajneri qe vendosi te largohej nga Bayern dhe te zgjidhte te ringrinte Gjermaninë pasi Low dështoi ne Rusi 2018…

    Trajneri i Kombëtares Hansi Flick e bëri të qartë pas përfundimit: “Duhet të përmirësohemi në stërvitje! E kote ta them disa here… Prej vitesh kemi folur për një sulmues 9 qe na mungon dhe na duhet, por edhe për mbrojtës të fortë. Mbrojtja na ka dalluar prej vitesh. Ne kemi nevojë përsëri për bazat dhe ato sot nuk i kemi”.

    Flick mbi lojën e spanjollëve kundër Japonisë: “Unë kurrë nuk shikoj skuadrat e tjera dhe atë qe bejne ato. Është faji ynë, duhet të shikojmë veten dhe ate qe bëme ne ne kete Botëror. Duhet ta kishim kthyer lojën shpejt në drejtimin tonë dhe nuk e beme”.

    Muller tregohet me i ashpër. “Është një katastrofë absolute! Nuk di si të vazhdoj fjaline… Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe, të dashur njerëz!

    Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vendos zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe herë kane qene lot gëzimi për gola dhe asist, herë kam percjelle dhimbje në fytyrat e tifozëve. Edhe nëse nuk kam pasur sukses në gjithçka kam bere, e kam bërë me dashuri. Më duhet të shoh gjithçka tjetër

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.