Florent Muslija dhe bashkëlojtarët e tij janë të vendosur të afrohen edhe më shumë drejt një kualifikimi historik në Kupën…
Browsing: Ballina-1
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me ministrin e Sportit Blerim Gashanin. Ata diskutuan…
Vetëm dy javë na ndajnë nga përballja historike mes Sllovakisë dhe Kosovës, ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kampionatin Botëror 2026,…
Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti…
Kreu i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar ka marrë pjesë…
Kosova me 26 mars në Bratisllavë do të përballet me Sllovakinë në kuadër të plej offit për Kampionatin Botëror. Si…
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Sllovakisë në kuadër të kualifikimit për Kampionatin botëror, futbollistët dardanë po…
Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Llapjanët kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive. Futbollistët e Llapit…
Në një skuadër me emra të spikatur dhe me peshë si Vllaznia, shpeshherë janë disa lojtarë “në hije” ata që…
Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA për pranim në Konventën e Trajnerëve në nivelin shtesë të diplomës Fitness B, pas përfundimit me sukses të kursit të parë për UEFA Fitness nga Departamenti i Edukimit në FFK. Në shkresën e UEFA-s, e nënshkruar nga Shefi i Zhvillimit të Trajnerëve në UEFA, Kris Van Der Haegen, konfirmohet se raporti pozitiv i vlerësimit për kursin inaugurues për Fitness është shqyrtuar dhe miratuar nga paneli përkatës i UEFA-s, duke i hapur rrugë FFK-së për anëtarësim në këtë nivel të ri të Konventës. Me këtë vendim, FFK tashmë ka të drejtë të organizojë dhe të lëshojë diploma dhe licenca UEFA Fitness B për kandidatët që përmbushin kriteret dhe përfundojnë me sukses programin përkatës, në përputhje me standardet dhe rregulloret e UEFA-s. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e sistemit të edukimit të trajnerëve në Kosovë dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e përgatitjes fizike. Departamenti i Edukimit në FFK do të vazhdojë të ofrojë programe cilësore dhe të harmonizuara plotësisht me standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vend. Pranimi në nivelin Fitness B dëshmon punën serioze dhe të qëndrueshme të FFK-së në ndërtimin e një strukture moderne të edukimit të trajnerëve.