Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Katër gola nga futbollistët e Kosovës në arenën ndërkombëtare
    Ballina-1

    Katër gola nga futbollistët e Kosovës në arenën ndërkombëtare

    03/10/2022 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, futbollistët e Kosovës janë rikthyer të luajnë me ekipet e tyre nëpër Evropë.

    Sulmuesi Elbasan Rashani arriti të shënoj golin e parë në kampionatin francez, ku shënoi në fitoren e Clermont ndaj Ajaccio.

    Bersant Celina këtë fundjavë shënoi golin e parë me skuadrën Kasimpasa dhe i dhuroi fitoren kësaj skuadre në ndeshjen kundër Gaziantep.

    Njëri nga futbollistët që shkëlqeu këtë vikend e që nuk ishte i ftuar në ndeshjet e shtatorit ishte Mirlind Daku, i cili arriti të shënoj një tjetër gol me ekipin slloven, Mura dhe ish-sulmuesi i Ballkani momentalisht është topgolashënues në elitën e futbollit slloven.

    Ish-sulmuesi tjetër i Ballkanit, Arbër Hoxha, në këtë vikend arriti të shënoj golin skuadrën e Slaven Belupos, ku realizoi ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

    Vedat Muriqi këtë fundjavë luajti ndaj Barcelonës, ku skuadra e tij Mallorca u mposht nga ekipi katalan me rezultat 0-1.

    Portieri Arijanet Muric, mungoi në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Qipros, por u rikuperua nga lëndimi dhe luajti startues për ekipin e tij Burnley në ndeshjen ndaj Cardiff City.

    Ndërkohë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti 90-të në fitoren e Napolit kundër Torinos.

    /Gazeta10/

    TË LIDHURA

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37

    Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armeninë

    06/06/2025 20:56
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.