Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Katër golat në “Fadil Vokrri” nuk nxjerrin fitues në ndeshjen spektakël ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ‘89
    Ballina-1

    Katër golat në “Fadil Vokrri” nuk nxjerrin fitues në ndeshjen spektakël ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ‘89

    02/11/2022 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prishtina dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të zhvilluar të mërkurën mbrëma (sonte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

    Shifrat u zhbllokuan vetëm pas katër minutave lojë kur mesfushori Genc Hamiti shënoi nga afërsia për t’ia dhënë avantazhin “bardhekaltërve”.

    21 minuta më vonë në skenë doli topgolashënuesi i mitrovicasve Christian Mba që barazoi shifrat.

    Mba nuk u ndal me kaq. Ai përmbysi rezultatin në minutën e 47-të për epërsinë e 89-shit.

    Megjithatë, 14 minuta para fundit, Muhamed Useni barazoi rezultatin për Prishtinën.

    Në vazhdim, dy skuadrat tentuan golin e fitores, por nuk e arritën dhe kësisoj u pajtuan me nga një pikë.

    Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë. 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë./Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Arsenali në finale të Kupës së Ligës, eliminoi Chelsean

    04/02/2026 00:18

    Barcelona mposht Albaceten dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

    04/02/2026 00:17

    Jashari aktivizohet në fitoren e Milanit në Serie A

    03/02/2026 23:49

    Emërllahu: Për vendin tënd duhet të lësh gjithçka në fushë

    03/02/2026 19:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.