Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    KB Trepça fiton titullin pas 12 vjetësh
    Ballina-1

    KB Trepça fiton titullin pas 12 vjetësh

    23/05/2024 21:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas 12-vjetësh pritjeje, KB Trepça e ka fituar titullin e Kosovës në basketboll. 

    Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin në ndeshjen e pestë finale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar.

    Trepça fitoi me rezultatin 67:66 të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, që ishte e stërmbushur me shikues. 

    Për “xehetarët” është titulli i pestë në histori të klubit, ndërsa Golden Eagle Ylli mbetet me dy titujt e fituar në vitet 2021 e 2022. 

    Njësoj si katër ballafaqimet e kaluara, edhe të enjten mbrëma pati dramë dhe u vendos krejt në fund. Një minutë pa përfunduar i gjithë dueli, Darnell Edge shënoi për tri pikë, për rezultatin 65:60. 

    Edge më pas i realizoi edhe dy gjuajtje të lira për 67:60. 

    Alonzo Verge Jr. i shënoi dy trepikësha më pas për Yllin, por nuk dolën të mjaftueshme për ta shmangur disfatën me një pikë dallim, si dhe humbjen e titullit. 

    Suharekasit e nisën mirë ballafaqimin duke fituar 16:10 në çerekun e parë. 

    Mitrovicasit u këndellën në dhjetë minutëshin e dytë dhe fituan 20:14, ndërsa në pushim skuadrat shkuan me rezultatin e barabartë, 30:30. 

    Ylli fitoi edhe në periudhën e tretë 11:7, por çereku vendimtar ishte i fundit ku Trepça fitoi 30:25. 

    Më i miri në këtë triumf të vendësve ishte Edge, i cili ndeshjen e mbylli me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. 

    Brandon Edwards kontribuoi me 15 pikë e tri kërcime, kurse Kevin Bracy-Davis e mbylli takimin me 13 pikë, pesë kërcime e një asistim. 

    Verge Jr. ishte sërish më i dalluari tek Ylli me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime. 

    Por, suharekasve nuk u ndihmoi as loja e mirë e Jalen Nesbitt, i cili pati 11 pikë, tetë kërcime e tri asistime. 

    Trepça i ka fituar titujt në vitin 1993, 2000, 2001, 2012 dhe në edicionin aktual, 2023/2024. 

    Në këtë sezon e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, Superkupën dhe Ligën Unike.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.