“Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë: le t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”. Këto ishin fjalët e Massimiliano Allegri, kur u pyet për Kenan Yildiz në konferencën për shtyp pas Udinese – Juventus.
18-vjeçari turk, i cili bëri debutimin e tij në Serie A pikërisht në Dacia Arena duke mahnitur tifozët e Juventusit për veprime në mesfushë, mori kritikat e teknikut. Yildiz megjithatë nuk priti tia thonë dy herë: ai shkoi te parukieri për të shkurtuar flokët. E Instagrami i Juventus e dëshmoi gjithçka me një video.
Duke folur në konferencën për shtyp pas Udinese Juve, Massimiliano Allegri nuk hezitoi të shigjetonte Kenan Yildiz, talentin e Juventus Next Gen që debutoi në ekipin e parë. «Nesër të presë flokët se i ka prekur njëqind herë, pastaj Ëeah e dimë që ka cilësi. Doja të aktivizoja Kostic, por pastaj Chiesa dhe Cambiaso kërkuan zëvendësim dhe ndryshuan planet për zëvendësime”.
Talenti i ri i Juventusit përfundimisht nuk i ka injoruar fjalët e trajnerit të tij. Yildiz, përmes profilit të tij në Instagram, ka publikuar një foto në story menjëherë pas prerjes së flokëve sot. Ndër të tjera, berberi tek i cili u mbështet turku për stilin e tij të ri është vëllai i futbollistes së Juventusit, Martina Rosucci. Episodi simpatik kujton edhe atë që ndodhi me Soulé. Argjentinasi i preu flokët një ditë pas komentit të Di Marias: “Babai tënd Allegri nuk do t’i pëlqejë”.
https://www.instagram.com/reel/CwNtso2o_8q/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=502&rd=https%3A%2F%2Fdemokracia.com&rp=%2Fkenan-yildiz-zbaton-urdherin-qethet-pas-paralajmerimit-te-allegri%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1750.5%2C%22ls%22%3A1641%2C%22le%22%3A1642.8999999761581%7D