Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këpucët e fundit të Toni Kroos me Real Madridin: Ngjyrë ‘ari’, gruaja dhe fëmijët e tij
    Ballina-1

    Këpucët e fundit të Toni Kroos me Real Madridin: Ngjyrë ‘ari’, gruaja dhe fëmijët e tij

    01/06/2024 19:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, që është finalja e Ligës së kampionëve, kundër Borussia Dortmundit në Wembley.

    Ndeshja e ndeshjeve, apo finalja më e madhe, doli të jeto ajo që do t’i jap lamtumirën e fundit një karriere me plot suksese dhe trofe.

    Për këtë ndeshje të fundit, gjermani do të mbajë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.

    Për më tepër, duke qenë se është një ditë kaq e veçantë, nuk mund të mungonte as data dhe vendi i finales.

    Një ditë më shumë se e jashtëzakonshme për Toni Kroos që gjermani dëshiron ta përjetësojë përgjithmonë.

    Për më tepër është për t’u habitur që në pjesën e njërës prej këpucëve janë shkruar edhe me stilolaps emrat e tre fëmijëve të tij Leon, Amy (Amelie) dhe Fin.

    Fëmijët dhe gruaja Jessica Kross janë shumë të afërt me dy qentë e tyre, për këtë arsye emrat e Lennox dhe Julius janë gjithashtu të shkuara në këpucët e gjermanit që do t’i veshë në Wembley.

    Për më tepër, Kroos gjithashtu donte të kishte një shenjë për Ligën e Kampionëve, duke vendosur logon e garës, ndërsa nuk mungon as flamuri gjerman.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.