Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit
    Ballina-1

    Kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit

    29/11/2022 13:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Familjet e futbollistëve të Iranit që po paraqiten në Kupën e Botës në Katar janë kërcënuar me tortura dhe burgim nga Qeveria iraniane, në prag të ndeshjes së tensionuar që e luajnë të martën mbrëma ndaj SHBA-së.

    Mësohet se futbollistëve u është kërkuar që t’i respektojnë rregullat para ndeshjes dhe të këndojnë himnin e Iranit, në të kundërtën familjet e tyre do të përballen me pasoja.

    Lojtarët iranianë nuk e kënduan himnin në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Anglisë duke u solidarizuar me protestuesit në vend, ndërsa në fitoren ndaj Uellsit, ata i respektuan rregullat pasi nuk refuzuan ta këndojnë himnin.

    Lojtarëve u është thënë se familjet e tyre do t’i nënshtroheshin “dhunës dhe torturës” nëse ata do të qëndrojnë të qetë gjatë ritualeve para duelit me amerikanit dhe nëse i bashkohen ndonjë grupi që proteston kundër regjimit të Republikës Islamike. Iranit i mjafton barazimi në ndeshjen e fundit të Grupit B për të avancuar në fazën eliminatore të Botërorit.

    TË LIDHURA

    Binjakët kosovarë po kërkohen nga skuadra e Bundesligës

    15/06/2025 18:20

    Zyrtare, Gattuso selektor i Italisë

    15/06/2025 18:18

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.