Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këto janë përfitimet e kombëtareve pjesëmarrëse në “Euro 2024”
    Ballina-2

    Këto janë përfitimet e kombëtareve pjesëmarrëse në “Euro 2024”

    05/07/2024 11:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Spanja mbetet në krye të klasifikimit të skuadrave që kanë përfituar më shumë para, deri tani në Euro 2024. Gjermania ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në të tretin janë pesë skuadra.

    Spanja vazhdon të jetë mbreti i parave të përfituara nga kampionati evropian që po zhvillohet në gjermani. La Roja ishte skuadra që shtoi më shumë euro në fazën e grupeve falë numrit të përgjithshëm të fitoreve, gjë që e lejon të jetë e vetmja e aftë të marrë shumën maksimale, 28.25 milionë euro, nga fitimi i turneut.

    Kombëtarja ka grumbulluar deri tani 9 milionë e 250 mijë euro, për pjesëmarrjen, 3 milionë për tri fitoret e fazës së grupeve plus 1.5 milion € për kalimin në fazën e 16-të.

    Me fitoren ndaj Gjeorgjisë federata spanjolle shtoi në arkat e saj edhe 2.5 milionë euro të tjera. Deri tani në total 16 milion e 250 mijë euro. Gjermania, rivalja e radhës e Spanjës në çerekfinale të Euro 2024, është në vendin e dytë. Pas fazës së grupeve ajo arriti shifrën prej 13 milion e 250 mijë euro.

    Mannschaft i rriti fitimet e tij në 15,750,000 duke qenë një ekip çerekfinalist. Në vendin e tretë ndodhen pesë vende: Portugalia, Turqia, Anglia, Franca dhe Zvicra me gjysmë milioni më pak se gjermanët. Holanda në vendin e katërt me 14 milion e 750 mijë euro.

    Me më pak se 10 milionë euro të përfituara janë skuadra të tilla si Shqipëria, Skocia, Çekia dhe Polonia. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.