Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këto janë rekordet e tjera që mund t’i thyejë Erling Haaland
    Ballina-1

    Këto janë rekordet e tjera që mund t’i thyejë Erling Haaland

    06/05/2023 14:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Debutimi i Erling Haalandit në Premier League mori shkëlqim edhe më të madh pasi ai theu rekordin 28-vjeçar të Alan Shearerit, me golin e 35-të të sezonit.

    Pasi shënoi në fitoren 3:0 të Manchester Cityt kundër West Hamit, sulmuesit iu bë garda e nderit nga bashkëlojtarët në “Etihad”, që u përcoll me duartrokitje të tifozëve.

    Deri tani Haalandi ka regjistruar shumë rekorde me fanellën e Cityt.

    22-vjeçari realizoi pesë gola kundër Leipzigut në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Pesë gola brenda një ndeshjeje në “Champions” kishin shënuar vetëm Lionel Messi dhe Luiz Adriano.

    Po në atë mbrëmje, me golin e 39-të të sezonit, ai u bë futbollisti me më së shumti gola të shënuar brenda një edicioni në historinë e Cityt, duke thyer rekordin 94-vjeçar të vendosur nga Tommy Johnson.

    Por kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje në këtë sezon, dhe me shumë mundësi nëntë ndeshje nëse City shkon në finale të Ligës së Kampionëve, Haalandi ka mundësi të thyejë të tjera rekorde në kampanjën 2022/23, ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.

    Më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve (17)

    Derisa City është në kërkim të tripletës, Haalandi është në kërkim të thyerjes së rekordeve të tjera.

    Në sezonin 2013/14 të “Championsit”, Cristiano Ronaldo kishte shënuar 17 gola brenda një edicioni.

    Ai shënoi penallti kundër rivalit, Atletico Madridit, në finale, ku “Los Blancos” fitoi 4:1 në vazhdime.

    Haalandi aktualisht ka 12 gola në këtë garë dhe ende e ka shansin për ta barazuar këtë shifër golash, ose ta thyejë krejtësisht rekordin e Ronaldos.

    I duhen edhe pesë gola për ta barazuar rezultatin dhe gjashtë për ta thyer atë në dy, eventualisht tri ndeshje të “Championsit”, nëse City shkon në finale dhe eliminon Real Madridin.

    Më së shumti “hat-trick” në Premier League (5)

    Norvegjezi ka shënuar katër herë nga tri gola brenda një ndeshjeje qëkur kompletoi transferimin prej rreth 58 milionë eurove në “Etihad” në verën e kaluar.

    “Hat-trick” regjistroi kundër Crystal Palaceit, Nottingham Forestit, Manchester Unitedit dhe Wolvesit në këtë sezon.

    Alan Shearer mban rekordin në sezonin 1995/96, me pesë “hat-trick”.

    City ka ndeshje kundër Southamptonit, Leedsit dhe Evertonit, për ta barazuar apo kaluar legjendën e Newcastleit.

    Më së shumti gola në elitën e futbollit anglez (63)

    Rekordi për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në të gjitha garat nga një futbollist i një skuadre angleze është 63 gola aktualisht.

    Hat-trick” regjistroi kundër Crystal Palaceit, Nottingham Forestit, Manchester Unitedit dhe Wolvesit në këtë sezon.

    Alan Shearer mban rekordin në sezonin 1995/96, me pesë “hat-trick”.

    City ka ndeshje kundër Southamptonit, Leedsit dhe Evertonit, për ta barazuar apo kaluar legjendën e Newcastleit.

    Më së shumti gola në elitën e futbollit anglez (63)

    Rekordi për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në të gjitha garat nga një futbollist i një skuadre angleze është 63 gola aktualisht.

    Ky rekord mbahet nga legjenda e Evertonit, Dixie Dean.

    TË LIDHURA

    ‘Festival’ golash në Miami, Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

    30/06/2025 00:12

    A ia qëlloi Rapidi me transferimin e Drilon Hazrollajt?

    29/06/2025 23:15

    E kryer, Chelsea arrin marrëveshje me Brightonin për transferimin e Joao Pedros

    29/06/2025 22:37

    Ndodh edhe kjo | Lojtari i ekipit kombëtar të Bosnjës, Rade Kruniq, këndoi himnin serb përpara ndeshjes në Rusi (Video)

    29/06/2025 21:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.