Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Këto janë të gjitha çmimet që u ndanë sot në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022
    Ballina-1

    Këto janë të gjitha çmimet që u ndanë sot në ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2022

    24/12/2022 21:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022. Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor të mbrëmjes “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

    Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

    Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019. “Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim. Falënderoj bashkëlojtarët e Kombëtares. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës. Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi nëpërmjet një video mesazhi.

    Ndërkaq, epiteti i futbollistit më të mirë 2022 në Superligë i takoi anëtarit të FC Ballkani, Armend Thaqi. Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski. Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit.

    Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa shpresa Aurora Racaj. Lojtari më i mirë në futsall ishte Dardan Topilla. Çmimi i klubit më të mirë të vitit i takoi FC Ballkani, çmimi ‘Fair-Play’, FC Ferizaj, çmimin e klubit më të mirë të vitit tek femrat i takoi KFF EP Hajvalia, derisa në futsall klubi më i mirë u shpall FC Liqeni.

    Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Ilir Dajës, derisa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.

    TË LIDHURA

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48

    Fisnik Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg

    19/06/2025 17:20

    Franco Foda konfirmon qëndrimin te Kosova: Unë dhe ekipi im duam të arrijmë diçka

    19/06/2025 17:16

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.