Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    KFF Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës, mposht Hajvalinë
    Ballina-2

    KFF Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës, mposht Hajvalinë

    17/05/2023 20:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    KFF Mitrovica e ka fituar trofeun e parë të këtij edicioni.

    Vashat mitrovicase triumfuan në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 2:1, duke e mposhtur Hajvalinë.

    Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Mitrovica kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Edona Kryeziu shënoi nga penalltia.

    Hajvalia barazoi rezultatin me Qëndresa Krasniqin, që realizoi në të 37-tën.

    E për fitoren e Mitrovicës realizoi Donjeta Halilaj në minutën e 79-të.

    Këto dy skuadra janë baras me pikë edhe në ligë dhe ndeshja direkte mes tyre do të jetë përcaktuese për titullin e kampionit.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.