Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Khvicha Kvaratskhelia, më i miri i sezonit në Serie A
    Ballina-2

    Khvicha Kvaratskhelia, më i miri i sezonit në Serie A

    02/06/2023 20:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Khvicha Kvaratskhelia është zgjedhur “MVP” për sezonin 2022/23 në Serie A.

    Gjeorgjiani, që u shpall kampion me Napolin, është vlerësuar nga Legia Serie A si futbollisti më i mirë i këtij sezoni.

    Kvaratskhelias çmimi do t’i dorëzohet para ndeshjes së fundit të Napolit për këtë sezon, ndaj Sampdorias, të dielën.

    Lega Serie A shpjegoi se “më i miri u zgjodh duke marrë parasysh analizën e avancuar të “Stats Perform”, të krijuar nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin “Hawk-Eye”. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me “K-Sport” dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës dhe kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë konsideruar të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A (përveç xhiros së 38-të)”.

    “Ndikimi i Khvicha Kvaratskhelia në ligë ka qenë mbresëlënës. Urime Napolit që solli në Itali këtë talent, i cili që në ndeshjet e para tregoi repertorin e tij të teknikës, duke dribluar, personalitet dhe kreativitet. Me 12 gola dhe 10 asistime Kvaratskhelia ishte një nga lojtarët kryesorë të ‘Azzurrit’, që fitoi ‘Scudetton’ dhe bëri që shumë tifozë dhe dashamirës të ëndërrojnë futboll të bukur”, tha Luigi De Siervo, shefi ekzekutiv i Lega Serie A.

    Il migliore in assoluto 🔥

    Kvaratskhelia è il miglior giocatore del campionato 🙌

    Una stagione di debutto fenomenale che gli vale un meritatissmo posto nel Team Of The Season della Serie A 😍#TOTS @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/4Md15EnJnA

    — Lega Serie A (@SerieA) June 2, 2023
    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.