Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kjo është CV e trajnerit Moreno, me të cilin FFK po negocion në Stamboll për ta sjellë te Kombëtarja e Kosovës
    Ballina-2

    Kjo është CV e trajnerit Moreno, me të cilin FFK po negocion në Stamboll për ta sjellë te Kombëtarja e Kosovës

    11/12/2023 23:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ndau rrugët me Primoz Glihan pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Robert Moreno është një nga trajnerët e lidhur me stolin e trajnerit te “Dardanët”.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka udhëtuar këtë të hënë drejt Stambollit për të diskutuar me spanjollin rreth arritjes së një marrëveshjeje. Ballkani.info e ka publikuar ekskluzivisht fotografinën e Ademit me Morenon.

    Agim Ademi në darkë me trajnerin Moreno, a do të jetë ky trajneri i ri i Kosovës?

    Por, kush është Robert Moreno?

    46-vjeçari është i papunë që nga marsi i vitit të kaluar, kur u largua nga Granada. Më herët ka qenë trajner edhe te Monaco.

    Moreno ka udhëhequr edhe me Kombëtaren e Spanjës. Te “Stuhia e Kuqe” ai ka punuar edhe si ndihmës-trajner gjithashtu.

    Para se të niste me punën e trajnerit, Moreno si ndihmës-trajner ka punuar edhe te Roma, Barcelona dhe Celta Vigo.

    La Florida, PB Collblanc, Hospitalet, Marianao Poblet, Castelldefels dhe Damm janë klubet ku ai ka punuar me grupmosha të reja.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.