Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kjo është lista e futbollistëve më të shpejtë në Euro: Mbappe ia thyen rekordin dhëndrit të Kosovës nga Champions League
    Ballina-1

    Kjo është lista e futbollistëve më të shpejtë në Euro: Mbappe ia thyen rekordin dhëndrit të Kosovës nga Champions League

    08/07/2024 16:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shoqata evropiane e futbollit UEFA ka publikuar sot listën e futbollistëve më të shpejtë në Kampionatin Evropian aktual.

    Sigurisht që këto janë shpejtësitë më të larta të arritura nga futbollistët në sprintet e tyre gjatë ndeshjeve dhe siç pritej në vend të parë është Kylian Mbappe, shkruan Ballkani.info.

    Mbappe pati sprintin më të shpejtë në Euro pasi vrapoi me shpejtësi 36.5 km/h, duke kaluar kështu rekordin e Karim Adeyemi nga Champions League, i cili vrapoi 36.3 km/h sezonin e kaluar.

    Adeyemi është në lidhje me këngëtaren kosovare që jeton në Zvicër, Loredana.

    Spanjolli Ferran Torres është në vendin e dytë në Euro me një sprint prej saktësisht 36 km/h dhe slloveni Benjamin Sheshko është i treti në këtë listë me një sprint prej 35.9 km/h.

    I ndjekur nga Leroy Sane dhe Valentin Mihaila (35.8 km/h), Theo Hernandez (35.7 km/h), Dan Ndoye (35.6 km/h), Mickey Van de Ven (35.6 km/h), Rasmus Hojlund (35.5 km/h ) dhe Rafael Leao (35.4 km/h).

    Kujtojmë se Euro ka arritur në fund dhe gjysmëfinalet janë planifikuar për në mesin e javës. Të martën do të takohen Spanja dhe Franca, ndërsa e mërkura është rezervuar për duelin mes Holandës dhe Anglisë.

    Finalja do të luhet të dielën. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.