Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klodian Duro merr drejtimin e Gjilanit
    Ballina-1

    Klodian Duro merr drejtimin e Gjilanit

    26/06/2023 17:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Klodian Duro do të jetë trajner i skuadrës së Gjilanit për edicionin e ri. Duro, është zyrtarizuar të hënën nga Gjilani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare. Në postin e trajnerit, Duro do ta zëvendësojë Zekirija Ramadanin, i cili u largua për të punuar në Arabinë Saudite. Duro, së fundmi ka punuar në Shqipëri, ku e ka drejtuar skuadrën e Lushnjës.

    45-vjeçari po ashtu ka qenë edhe trajner në Kosovë, pasi ka udhëhequr për një periudhë edhe skuadrën e Feronikelit. Ai karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2015, ndërsa ka punuar edhe te Kukësi, Kamza e Luftëtari. Gjilani tashmë ka nisur përgatitjet për edicionin e ri, në të cilin do të paraqitet në garat e UEFA-s, ku do të marrë pjesë në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    Në këtë rund, Gjilani do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, Progres Niederkorn. Në rast se e kalon këtë ekip, atëherë në rundin e dytë kualifikues do të luajë kundër danezëve të Midtjyllandit.

    TË LIDHURA

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50

    Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka

    04/07/2025 19:10

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32

    Liverpool ndihmon familjen e Diogo Jotas me 15 milionë euro, si dhe do ta respektojë kontratën që portugezi kishte me klub deri në vitin 2027

    04/07/2025 17:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.