Klopp: Ndeshje spektakolare

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është shprehur krenarë prë fitoren 7:0 ndaj Manchester Unitedit. “Nuk kam fjalë. Ndeshje spektakolare e futbollit. E jashtëzakonshme. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë ndaj një ekipi në formë. Fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë dhe fundi ishte vërtetë i bukur. Ky është futbolli, mund të ndodhë.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është shprehur krenarë prë fitoren 7:0 ndaj Manchester Unitedit.
“Nuk kam fjalë. Ndeshje spektakolare e futbollit. E jashtëzakonshme. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë ndaj një ekipi në formë. Fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë dhe fundi ishte vërtetë i bukur. Ky është futbolli, mund të ndodhë. Ishte shtytja që e donim. Na dërgon në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se jemi këtu pranë. Nuk ndodhi për një kohë, por sonte ishte shfaqje e duhur se si mund të jemi dhe si duhet të jemi tani e tutje”, ka thënë Klopp.
Ai ka folur edhe për rekordin e Mo Salah, që u bë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit, në Premier League.



