Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klopp refuzoi t’i përgjigjet një gazetari pas humbjes poshtëruese të Liverpoolit ndaj Wolves
    Ballina-2

    Klopp refuzoi t’i përgjigjet një gazetari pas humbjes poshtëruese të Liverpoolit ndaj Wolves

    05/02/2023 12:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jurgen Klopp refuzoi të fliste me gazetarin James Pearce gjatë konferencës së tij për shtyp pas humbjes poshtëruese të Liverpoolit ndaj Wolverhampton Wanderers.

    Wolves e nisën ditën në vendin e 18-të në tabelën e Ligës Premier, por u ngritën pas fitores 3-0 ndaj Reds në Molineux të shtunën pasdite, për të siguruar tre pikë të mëdha dhe për t’u larguar nga zona e rënies.

    Liverpooli u dënua me humbjen e shtatë të sezonit në ligë dhe pësoi një fillim tjetër të ngadaltë duke bërë që të ketë kritika ndaj tyre.

    Pearce, i cili shkruan për mediumin The Athletic, e pyeti Kloppin se pse skuadra e tij ka filluar kaq ngadalë ndeshjet këtë sezon.

    Por, trajneri gjerman refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së tij, duke iu referuar gjërave që ai ka shkruar për Liverpoolin.

    “Është vërtet e vështirë të flas me ty, nëse jam 100 për qind i sinqertë. Unë nuk do të preferoja ta bëja këtë”.

    “E dini pse… për të gjitha gjërat që keni shkruar. Nëse dikush tjetër dëshiron ta bëjë këtë pyetje, atëherë unë do t’i përgjigjem”, ka thënë Klopp.


    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.