Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kloppi insiston se Salah nuk largohet
    Ballina-1

    Kloppi insiston se Salah nuk largohet

    25/08/2023 17:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Mohamed Salah nuk do të largohet nga skuadra e Liverpoolit gjatë kësaj vere, ka insistuar trajneri Juergen Klopp.

    Klopp të premten ka thënë se Salah do të jetë pjesë e Liverpoolit këtë edicion dhe se ekipi anglez nuk ka marrë asnjë ofertë për egjiptianin.

    Ditë më parë, u raportuar se Al-Ittihadi kishte ofruar mbi 100 milionë euro për Salahun dhe se sulmuesi kishte kërkuar largimin nga Liverpooli.

    Megjithatë, Klopp i ka përgënjeshtruar të gjitha. Ai ka shtuar se Liverpooli nuk do t’ia rinovonte kontratën Salahut, nëse do të donte ta shiste këtë verë.

    “Nuk kemi çka të flasim për këtë çështje. Nuk kemi ofertë dhe Salah është lojtar i Liverpoolit. Edhe nëse do të kishte ofertë, përgjigja jonë do të ishte një jo e madhe”, është shprehur Klopp.

    31-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në dy ndeshje në Premier League.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.