Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klose sulmon sërish Taren: U ndamë keq, është një person që nuk i thotë gjërat në fytyrë
    Ballina-1

    Klose sulmon sërish Taren: U ndamë keq, është një person që nuk i thotë gjërat në fytyrë

    13/07/2023 16:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Igli Tare dhe Miroslav Klose janë dy emra shumë të rëndësishëm për historinë e Lazios, por, fatkeqësisht, marrëdhënia mes tyre, e nisur në fakt mënyrë të shkëlqyer, po karakterizohet me sulme dhe kundërpërgjigje.

    Më fund të majit të kaluar, Klose, në një festë të klubit bardhekaltër, deklaroi se ishte larguar nga kjo skuadër pasi nuk i ishte ofruar kurrë rinovimi, ndërsa ish-drejtori sportiv, shqiptari Tare, u shpreh në lidhje me këto deklarata se nuk është e thënë se pas një futbollisti të madh të jetë një njeri i madh (kuptohet, referenca ishte për Klosen).

    Në një prononcim të fundit për “Il Messaggero”, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane iu kthye sërish kësaj teme.

    “Nuk dua të bëj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë një marrëdhënie me një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht e jo të presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Maurin, Bizzarrin, lista është e gjatë…”.

    Gjermani vijon: “Kur nuk më komunikuan asgjë, mora vendimin të ndalesha dhe të largoja shqetësimin, por e tregova historinë time që këto keqkuptime të mos përsëriten në të ardhmen, që të ndryshojë “modus operandi” (metoda e punës) te Lazio.

    U ndamë keq, sepse (Tare) nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por duhet pranuar që ka bërë një punë të madhe te Lazio, më mori mua dhe shumë talente si Felipe Anderson dhe Milinkovic”.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.