Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubet e futbollit presion ministrit Çeku, kërkojnë takim për licencim
    Ballina-1

    Klubet e futbollit presion ministrit Çeku, kërkojnë takim për licencim

    28/03/2023 14:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot shumica e klubeve të futbollit kosovar kanë zhvilluar një takim në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës ku kanë diskutuar rreth licencimit të FFK-së.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ani pse vazhdimisht ka thënë se do ta licencojë FFK-në, ajo vazhdon t’i neglizhojë klubet, ani pse ato janë futur në një situatë aspak të mire fiananciare pasi u është ndalur ligji i sponsorizimit.

    Në këtë takim kanë munguar disa klube, që kryesisht nga fillimi janë kundër FFK-së dhe “e duan” moslicencimin e saj derisa president të jetë Agim Ademi.

    Federata tashmë ka përgatitur gjithë dokumentin, derisa edhe shumica e klubeve kanë plotësuar kërkesat e Ministrisë por që licencimi nuk po vije. Kjo ka bërë që klubet sot të mblidhen dhe të kërkojnë një takim me ministrinë Hajrulla Çeku për të marrë informata nga dora  e parë se ku ka ngecur ky proces.

    Afati i fundit i licencimit është 31 marsi dhe MKRS-ja duhet të japë një shpjegim se çfarë do të ndodhë më tutje.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.