Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubet e Premierligës merren vesh të mos i përdorin në fanellat e tyre emrat e kompanive të basteve
    Ballina-2

    Klubet e Premierligës merren vesh të mos i përdorin në fanellat e tyre emrat e kompanive të basteve

    13/04/2023 16:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubet e Premierligës janë marrë vesh bashkërisht që të heqin dorë nga përdorimi i emrave të kompanive të basteve në fanellat e tyre.

    Janë tetë klube aktuale të Premierligës që në fanellat e tyre prapa i kanë sponsorë kompanitë e basteve, duke i fituar rreth 60 milionë funte në vit, shkruan “Sky Sports”.

    Ndërsa, ky ndryshim do të nisë së aplikuari që nga fillimi i sezonit 2026/27, kur do të përfundojnë edhe krejt kontratat aktuale të klubeve me sponsorët aktualë të fanellave.

    Premierliga, në një njoftim të saj tha se është bërë liga e parë sportive në Britaninë e Madhe që e merr një vendim të tillë, në bashkëpunim me “aminin” e krejt klubeve të saj, për heqjen e kompanive të basteve nga fanellat.

    Premierliga njoftoi po ashtu se është duke punuar me sportet tjera në zhvillimin e kodit të ri për sponsorizimin e përgjegjshëm nga lojërat e fatit.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.