Pas Ballkanit e Llapit me një reagim të fuqishëm ka ardhur edhe skuadra e Dinamos së Ferizajt, drejtuesit të cilit kanë bërë investime të mëdha në skuadër, ndërsa sot ka njerëz që i quajnë ata të shitur për pak para.
“FC Dinamo, si një prej klubeve me të reja në vendin tonë nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë këtyre spekulimeve dhe insinuatave të pabaza. Ne reagojmë ashpër ndaj këtyre akuzave, të cilat janë jo vetëm që janë të pavërteta, por edhe të dëmshme për futbollin dhe për punën e palodhur të shumë klubeve dhe individëve që i përkushtohen sportit me ndershmëri dhe profesionalizëm”, shkruan Dinamo Ferizaj.
Postimi i plotë:
Të dashur sportdashës, lojtarë, trajnerë, përfaqësues të mediave dhe të gjithë ju që keni ndjekur zhvillimet në futbollin kosovar,
Sot, po ju drejtohem me shqetësim të madh lidhur me zhvillimet e fundit dhe akuzat që janë hedhur në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe, më specifikisht, ndaj disa prej klubeve që kontribuojnë në këtë sport. Këto akuza përfshijnë pretendime për korrupsion dhe manipulim në zgjedhjen e kryetarit të FFK-së, duke u përpjekur të njollosin imazhin e futbollit dhe përpjekjet tona të përbashkëta për zhvillimin e tij.
FC Dinamo, si një prej klubeve me të reja në vendin tonë nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë këtyre spekulimeve dhe insinuatave të pabaza. Ne reagojmë ashpër ndaj këtyre akuzave, të cilat janë jo vetëm që janë të pavërteta, por edhe të dëmshme për futbollin dhe për punën e palodhur të shumë klubeve dhe individëve që i përkushtohen sportit me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Të gjithë e dimë që futbolli është më shumë se një lojë. Ai është pasion, një burim frymëzimi për të rinjtë dhe një forcë që bashkon komunitetet tona. Si klub, ne e kemi kuptuar këtë qëllim madhor që nga themelimi ynë, dhe të gjithë aktivitetet tona i zhvillojmë me transparencë dhe në përputhje me rregullat.
Skuadra jonë funksionon në kuadër të sponsorëve që me ndershmëri dhe përkushtim na mbështesin për të arritur sukseset në fushën e lojës.
Këto spekulime dhe akuza të pabaza jo vetëm që minojnë përpjekjet tona, por tentojnë të shkatërrojnë besimin e tifozëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ky besim është themeli mbi të cilin ndërtojmë suksesin tonë.
Çdo klub, përfshirë FC Dinamon, operon me qëllime të pastra dhe është i përkushtuar për të respektuar integritetin dhe frymën sportive. Çdo veprim, çdo ndeshje, çdo fitore që ne arrijmë është rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të lojtarëve tanë dhe i mbështetjes që marrim nga sponsorët tanë dhe tifozët e mrekullueshëm që na ndjekin në çdo hap të rrugëtimit tonë.
Prandaj misionarët dhe “msusët” e tillë nuk na duhen neve në futboll aq më pak njerëz si ky me letër të hapur që nuk ka kurfar kredibiliteti as ndikimi në futboll, futbolli asniher nuk ka qen më i atakuar në Kosovë me njerëz të papërgjegjshëm të cilët nuk kanë dhënë asnjë kontribut.
Ne, si FC Dinamo, jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo hetim të drejtë dhe të bazuar në fakte. Ne i qëndrojmë përballë çdo lloj manipulimi dhe dëshirojmë të theksojmë se asnjë formë korrupsioni apo manipulimi nuk ka vend në klubin tonë. Përkundrazi, ne promovojmë vetëm vlerat e ndershmërisë, të përkushtimit dhe të respektit ndaj lojës dhe ndaj kundërshtarëve tanë.
Në përmbyllje, dua t’ju kujtoj se futbolli është një sport i cili duhet të bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë ata. Ne, si klub dhe si komunitet, do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për futbollin kosovar, duke i qëndruar larg çdo lloj shpifjeje dhe duke luftuar për vlerat e ndershmërisë dhe të integritetit në çdo hap të rrugëtimit tonë.
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe për besimin që na jepni çdo ditë.