Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubet njëzëri në mbështetje të FFK-së: Njerëzit që asgjë nuk i japin futbollit, po mundohen ta prishin imazhin për agjenda të caktuara
    Ballina-2

    Klubet njëzëri në mbështetje të FFK-së: Njerëzit që asgjë nuk i japin futbollit, po mundohen ta prishin imazhin për agjenda të caktuara

    17/09/2024 18:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas disa deklaratave në studiot televizive e sidomos ajo e gazetarit të njohur Baton haxhiu që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës, madje nënçmoi edhe njerëzit që drejtojnë klube duke i cilësuar si të shitur për pak para, kanë ardhur reagime të ashpra nga vet klubet.

    Ato kanë dal në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesit të saj, duke thënë se nuk do të lejojnë që njerëz që asgjë nuk i kanë dhënë futbollit të mundohen ta prishin imazhin e tij.

    Skuadra të mëdha si Ballkani, Gjilani, Llapi, Ferizaj, Dukagjini, Liria, Drenica, FC Suhareka, Flamurtari, KIKA, Rahoveci, Rilindja etj, sot përmes faqeve zyrtare të tyre kanë reaguar, duke kërkuar ndaljen e gjuhës denigruese ndaj Federatës dhe futbollit të Kosovës.

    Çdo ndryshim sipas tyre duhet të vijë nga njerëzit që udhëheqin dhe investojnë në futboll e assesi nga ata që nuk përfaqësojnë askënd por vetëm fitojnë nga futbolli. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.