Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubi i Premierligës e do Muriqin
    Ballina-1

    Klubi i Premierligës e do Muriqin

    14/11/2022 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi është bërë sensacioni i ri i futbollit evropian.

    Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcës këtë sezon.

    Nga 12 ndeshje të zhvilluara në La Liga, duke e pasur parasysh se në dy të tjera mungoi shkaku i suspendimit, 28 vjeçari ka statistika impresionuese: i ka realizuar 8 gola dhe e ka bërë 1 asistim.

    Ai i kishte shënuar edhe 5 gola dhe i kishte bërë 3 asistime në pjesën e parë të vitit derisa ishte i huazuar në klubin ishullor nga Lazio.

    Përfaqësuesi kosovar ka shënuar gola në pesë ndeshje radhazi, duke e ndihmuar Mallorcan të ngritët në pozitën e 10-të në tabelë.

    E kjo ka bërë që klubet spanjolle të shprehin interesim për të, mbi të gjitha Sevilla e Villarreali.

    Por, mediat e huaja raportojnë se harta është zgjeruar tashmë, pasi “Piratin” po e pëlqejnë edhe në Premierligë.

    Gjithnjë sipas mediave angleze, interesim për ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios ka shprehur Brighton and Hove Albion.

    Klubi anglez nuk ka shumë para në dispozicion, por e sheh me urgjencë transferimin e një qendërsulmuesi me karakteristika të Muriqit.

    Prizrenasi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ndërsa klubi spanjoll thuhet se ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 30 deri në 40 milionë euro.

    Edhe pse Muriqi ka thënë se do t’i pëlqente ta mbyll karrierën në Mallorca, futbollit nuk i dihet kurrë.

    Natyrisht, ëndërr e secilit futbollist është të luajë në Premierligë, e cila konsiderohet si liga më e fortë në botë.

    TË LIDHURA

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.