Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubi i Premierligës insiston për Vedat Muriqin
    Ballina-1

    Klubi i Premierligës insiston për Vedat Muriqin

    03/01/2023 15:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane.

    Sulmuesi kosovar e pati një vit brilant me Mallorcan dhe kjo ka bërë që në drejtim të tij të trokasin klubet e La Ligas dhe të Premierligës.

    Në Angli, më së shumti “Piratin” po e kërkon Aston Villa.

    Trajneri Unai Emery ua ka kërkuar drejtuesve të klubit përfaqësuesin kosovar për pjesën e dytë të sezonit.

    Muriqi është dominues në ajër dhe trajneri spanjoll është duke e kërkuar një lojtar pikërisht me karakteristika të prizrenasit.

    Klubi nga Birminghami thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë 20 milionë euro për 28 vjeçarin, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga klubi ishullor spanjoll.

    Villa është e gatshme të shkojë deri në 30 milionë euro vetëm për ta transferuar gjigantin e sulmit.

    Sidoqoftë, Mallorca do të mundohet të rezistojë deri në pikën e fundit pasi llogarit në shërbimet e ish-futbollistit të Fernabahçes dhe të Lazios në pjesën e dytë të sezonit.

    Muriqi i ka realizuar 8 gola në 13 ndeshje, ndërsa është zgjedhur tri herë lojtari i ndeshjes në këtë sezon.

    Aston Villa i ka realizuar veç 19 gola në 17 ndeshje të Premierligës dhe kjo ka bërë që ky klub të kërkojë sulmues në afatin kalimtar të janarit.

    Mallorca e ka vendosur çmimin e kartonit të Muriqit 40 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

    Për të thuhet se pëlqim kanë edhe klubet spanjolle, Real Madrid, Atletico Madrid, Villarreali dhe Valencia.

    Në Angli e pëlqejnë edhe Evertoni dhe Brightoni.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.