Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubi kosovar mbetet pa shtëpi, FFK ia ndalon të zhvillojë ndeshjet shkaku i infrastrukturës së dobët
    Ballina-2

    Klubi kosovar mbetet pa shtëpi, FFK ia ndalon të zhvillojë ndeshjet shkaku i infrastrukturës së dobët

    30/11/2022 20:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    KF Rahoveci nuk do të mund t’i zhvillojë më ndeshjet në stadiumin “Jahja Danuza”.

    Klubi njoftoi këtë të mërkurë se ka pranuar një vendim nga Komisioni për Infrastrukturë Sportive, që ia ndalon atyre të luajnë në shtëpi.

    Ky vendim vije pasi vlerësimit se stadiumi ka infrastrukturë të dobët, në veçanti fusha, e cila thuhet se nuk i plotëson kushtet minimale për lojë.

    Gjithashtu për këtë janë ankuar edhe disa klube tjera të Ligës së Parë.

    “Tashmë edhe zyrtarisht pa stadium. Gjithsesi, nuk do të ndalemi. Organizimi do të përforcohet edhe më shumë, me figura të reja. Infrastruktura si anomali nuk do të na shuajë ëndrrën Superligë. Sepse ne besojmë. Ne punojmë”, thuhet në postimin nga rahovecianët.

    Rahoveci e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë në Grupin A të Ligës së Parë, me 25 pikë të grumbulluara nga 14 xhiro.

    TË LIDHURA

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.