Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubit të ri të Ronaldos i trefishohen ndjekësit në Instagram për vetëm 12 orë
    Ballina-2

    Klubit të ri të Ronaldos i trefishohen ndjekësit në Instagram për vetëm 12 orë

    31/12/2022 15:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të premten mbrëma, Saudi Al-Nassr njoftoi nënshkrimin e Cristiano Ronaldos dhe mori vëmendjen e botës sportive.

    Shumë njerëz as nuk kishin dëgjuar për një nga skuadrat më të mëdha saudite deri mbrëmë, dhe brenda natës klubi nga Riadi fitoi miliona tifozë të rinj, gjë që shihet qartë nga numri i ndjekësve në Instagram.

    Para njoftimit të transferimit të Ronaldos, 800 mijë njerëz e ndiqnin Al-Nassr në Instagram dhe në vetëm 12 orë ky numër u trefishua.

    Numri i ndjekësve të Al-Nassrit është vazhdimisht në rritje, dhe në kohën e lajmit, klubi saudit ndiqet nga rreth 3.8 milionë njerëz.

    Duke marrë parasysh trendin, pritet që së shpejti Al-Nassr të ndiqet nga më shumë se 5 milionë njerëz në këtë rrjet social.

    Ronaldo është “karremi” i marketingut, ndaj nuk është çudi që drejtuesit e Al-Nassrit nuk kursyen para për ta sjellë atë.

    Portugezi do të arkëtojë deri në 500 milionë euro në dy vite e gjysmë tek Al-Nassr, që është kontrata më e madhe në historinë e futbollit.

    Image
    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.