Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Knoll pranon se ka marrë mesazhe private nga lojtarët gjatë Kupës së Botës
    Futboll ndërkombëtar

    Knoll pranon se ka marrë mesazhe private nga lojtarët gjatë Kupës së Botës

    08/01/2023 15:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bukuroshja kroate Ivana Knoll mori shumë vëmendje në Kampionatin Botëror që u mbajt në Katar, për shkak të pamjes së bukur dhe veshjeve ekstravagante, aq sa disa lojtarë të skuadrave pjesëmarrëse i dërguan mesazhe private gjatë turneut.

    Modelja kroate ka dhënë një intervistë për Barstool Sports, në të cilën ka bërë rrëfimin, ndonëse nuk ka dashur të zbulojë emrat e futbollistëve.

    “Po! Mbaj mend që disa lojtarë dërguan mesazhe si ‘si jeni, blah, blah, blah, blah”, tha Knoll në intervistë.

    “Disa nga lojtarët po kërkonin falje për nesër një ditë para ndeshjes… Unë nuk u përgjigja derisa ata humbën!”.

    Ajo tha gjithashtu se nuk i interesonte të bënte shoqëri me ndonjë futbollist apo person tjetër, pasi e dinte që e kërkonin vetëm për pamjen e saj, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

    “Unë thjesht argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur. Nuk jam e interesuar të takoj askënd këtu. Synimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”, tha Knoll për Daily Mail.

    Modelja kroate Ivana Knoll ka komentuar se ka marrë dhjetëra propozime për martesë dhe mesazhe nga disa të famshëm.

    26-vjeçarja, e cila kishte grumbulluar 200 mijë ndjekës çdo ditë në Instagram, tha se ishte e befasuar nga mënyra sesi disa fansa mendonin se ajo ishte “e lehtë”.

    Para fillimit të Kupës së Botës, Knoll kishte 700,000 ndjekës, tani shifra është mbi tre milionë.

    TË LIDHURA

    Zvicra do të luajë ndaj Kosovës pa njërin prej lojtarëve kryesor

    03/11/2025 16:50

    Spalleti debuton me fitore te Juventusi, Zhegrova sërish në stol

    01/11/2025 23:47

    Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

    01/11/2025 21:38

    Napoli ndalet nga Como, Rrahmani kthehet nga lëndimi

    01/11/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.