Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    KOK-u e kthen FFK-në në krye të renditjes së kategorizimit të sporteve
    Ballina-1

    KOK-u e kthen FFK-në në krye të renditjes së kategorizimit të sporteve

    31/01/2023 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar sot kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe të trajnerëve për vitin 2023.

    Shtëpia e sportit kosovar i ka ngritur më së larti në këtë renditje sportin e xhudos dhe të futbollit në Kategorinë A.

    Në fakt, futbolli është ngritur nga vendi i gjashtë në krye.

    Vitin e kaluar kjo temë kishte çuar pluhur pasi kishte ankesa nga bota e futbollit, e cila konsideronte se ishte renditur shumë poshtë.

    Por, KOK-u e kishte arsyetuar këtë me arsyetimin se FFK-ja nuk kishte sjellë dëshmi për strategji të duhur për zhvillimin e futbollit.

    “Me rekomandim të komisionit përkatës dhe miratim të Bordit Ekzekutiv, Federata me dy medalje të arta olimpike, ajo e xhudos, dhe federata më masive në vend, ajo e futbollit, janë rekomanduar me maksimumin e pikëve, 100. Kategorisë A i është shtuar boksi”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. 

    TË LIDHURA

    Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

    22/06/2025 18:17

    Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

    22/06/2025 12:27

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.