Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për sportistët e rinj që synojnë Olimpiadën
    Ballina-2

    ​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për sportistët e rinj që synojnë Olimpiadën

    05/05/2025 13:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) vazhdon të investojë në të ardhmen e sportit kosovar, duke mbështetur financiarisht sportistët e rinj që konsiderohen shpresa olimpike për vendin.

    Në kuadër të përkushtimit për zhvillimin e sportit elitar dhe përgatitjet drejt Lojërave Olimpike të ardhshme, KOK ka ndarë mbi 82 mijë euro për 46 sportistë të rinj nga 18 federata sportive.

    Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se qëllimi kryesor është që të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët, për atletët dhe për shpresat olimpike.

    “Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar nga viti në vit ta rrisë mbështetjen e sportistëve, numrin e bursistëve olimpik apo shpresave olimpike në këtë rast. Tashmë në këtë vit Komiteti Olimpik i Kosovës i mbështetë 46 sportistë të rinj të cilat vijnë nga 18 federata sportive olimpike që është një numër mjaftë i madh besoj dhe synimi i Komitetit Olimpik është që sa më shumë të rritet numri që të ketë sa më shumë mbështetje për sportistët tanë, për atletët tanë dhe për shpresat olimpike. Pra, mbështetja e një sportisti për një muaj është 150 euro, që do të thotë për një sportist do të fitojë 1800 euro në vit. Në përgjithësi, për 46 sportistë do të jetë vlera që Komiteti Olimpik i Kosovës do t’i mbështesë sportistët me 82 mijë e 800 euro”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi gjithashtu bëri të ditur se nga muaji shtator i këtij viti, KOK-u do të fillojë mbështetjen edhe të bursistave olimpik të cilët kanë synimin kryesor për përgatitjet për normal olimpike “Los Angleos 2028”.

    TË LIDHURA

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07

    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore

    03/06/2025 22:05

    Ballkani kthen Nderim Nexhipin si drejtor sportiv

    03/06/2025 19:32

    Drilon Islami me synim të qartë – përmes Clujit te kombëtarja e Kosovës

    03/06/2025 18:08
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.