Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Koliçi mohon marrëveshjen me skuadrën e Superligës, dua të jem pjesë e…
    Ballina-1

    Koliçi mohon marrëveshjen me skuadrën e Superligës, dua të jem pjesë e…

    25/12/2022 18:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas një fotografie të publikuar mbrëmë nga kryetari i klubit të Ferizajit u shtuan zërat se Enea Koliçi do të jetë përfocimi i radhës i Ferizajit.

    Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vet gardiani nga Shqipëria, në një deklaratë ekskluzive për Kanal10.

    “Jo nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë ekip. Jam ende në kontratë me Gjilanin dhe deri në momemtin që do të shkëpus kontratën nuk do të ketë asnjë marrëveshje”, tha Koliçi për Kanal10.

    Tutje ai foli edhe për çmim që fitoi mbrëmë duke u shpalluar portieri më i mirë për vitin që lam pas si dhe për gjendjen në klubin e Gjilanit.

    “Jam shumë i lumtur për cmimin. Eshtë viti i dytë radhazi që e fitoj këtë çmim dhe ndihem shumë I vlerësuar. I falendëroj të gjithë ata të cilët më votuan. Ky çmim shkon për familjen dhe bashkëlojtarët e m, gjithashtu edhe trajnerit Enver Sermaxhaj që ka bërë një punë mjaftë të mirë duke më mbajtur në formë. Ekipi ndodhet në një situatë jo të këndshme. Dëshira ime është të jem pjesë e Gjilanit nëse situata përmisohet. Por koha kalon dhe unë do të shoh më të mirë për veten time në vazhdim të karrierës”, përfundoi Koliçi.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.