Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kololli, më i miri i javës në Zvicër
    Ballina-1

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Benjamin Kololli është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 37-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Kështu ka raportuar të martën faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës.

    Për Kolollin është hera e parë këtë edicion që shpallet më i miri i xhiros.

    Kololli shkëlqeu të shtunën në fitoren 2:1 të Sionit ndaj Grasshopperit. Të dy golat e Sionit i realizoi Kololli.

    Ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar në Superligë, ndërsa Sioni e zë vendin e nëntë me 44 pikë.

    33-vjeçari Kololli në 22 ndeshjet e edicionit aktual ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime.

    Ai është prej lojtarëve më në formë te Sioni. Kololli te Sioni u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Baseli. Me Sionin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23

    Shqipja do të dëgjohet edhe në Bratisllavë, Foda po i bënë analizat e fundit para ndeshjes me Sllovakinë

    11/03/2026 14:30

    Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

    10/03/2026 12:53

    Kur dardanët shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre do të ndriçojë edhe fanellën e Kosovës në Sllovaki

    09/03/2026 11:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.