Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kolumnisti i “Blickut” kërkon që Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit e Shaqiri të përjashtohet
    Ballina-1

    Kolumnisti i “Blickut” kërkon që Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit e Shaqiri të përjashtohet

    12/09/2023 16:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kolumnisi i të përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkyilmaz është i bindur se paraqitja e dobët e Zvicrës ndaj Kosovës nuk duhet të kaloj pa pasoja.

    Ai ka thënë se pas kësaj ndeshjeje nuk do t’ia jepte më Granit Xhakës shiritin e kapitenit, ndërsa ka shtuar se Xherdan Shaqiri e Fabian Schar duhet të përjashtohen për duelin kundër Andorrës. Sipas tij, Shaqiri ndaj Kosovës pothuajse ishte i pavërejtur në fushë, ndërsa Schar ka bërë shumë gabime.

    Shtoi se motivimi ishte përtoke dhe kjo për faktin se asnjëri prej tyre nuk ka pasur presion për paraqitje të mirë. Sipas tij, Shaqiri e Schar mund të zëvendësohen lehtësisht nga Dan Ndoye e Cedric Zesiger për ndeshjet me Andorrën.

    Në përgjithësi, sa herë që luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes. Në Prishtinë, do të ishte më mirë që mos të luanin asnjëri për shkak të emocioneve të tyre personale, të cilat ndikuan edhe në pjesën tjetër të ekipit. Praktikisht, ne luajtëm me dy lojtarë më pak”, ka shkruar Turkyilmaz në kolumnen e tij të publikuar të martën.

    Kështu që, kundër Andorrës do të ishte koha e duhur për të vendosur një shembull”.

    TË LIDHURA

    Paçarada drejt Championshipit

    11/07/2025 23:18

    Ishte zbulim i Mourinhos, ish-futbollisti i Realit transferohet te skuadra shqiptare

    11/07/2025 20:26

    Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

    11/07/2025 20:02

    Pse brazilianët janë kaq të mirë në futboll?

    11/07/2025 17:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.