Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja e Kosovës grumbullohet nesër
    Ballina-1

    Kombëtarja e Kosovës grumbullohet nesër

    02/01/2024 23:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) grumbullohet të mërkurën mbrëma për dy ndeshjet me Britaninë e Madhe. Grumbullimi bëhet në Hotel International Prishtina.

    Stërvitja e parë është të enjten prej orës 10:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Stërvitja e dytë është po të enjten prej orës 17:00 në palestrën e njëjtë.

    Të premten zhvillohet një stërvitje në Prishtinë, ndërsa prej orës 17:00 është ndeshja përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ndeshje kontrolluese zhvillohet në Shkup, përkatësisht në palestrën “Jane Sandanski”.

    Miqësorja e dytë me Emiratet e Bashkuara Arabe është të shtunën prej orës 17:00.

    Ndeshja e parë me Britaninë e Madhe është të mërkurën, më 10 janar, nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndërsa ndeshja e dytë është më 13 janar në Derby nga ora 14:00.

    Ndeshjet me Britaninë e Madhe i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve avancon në kualifikimet e rregullta. Kombëtarja jonë synon që ta kalojë Britaninë e Madhe dhe të paraqitet në kualifikimet e rregullta, aty edhe ku vlerësohet se e ka vendin.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.