Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja e Kosovës në futsall pëson humbje nga Gjeorgjia
    Ballina-2

    Kombëtarja e Kosovës në futsall pëson humbje nga Gjeorgjia

    11/04/2025 22:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e katërt në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2026”, duke u mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 3-1.

    Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku Dardanët pavarësisht përkushtimit dhe paraqitjes mbresëlënëse nuk arritën të konkretizojnë rastet e shumta që krijuan.

    Nga afër këtë ndeshje e përcollën edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, i cili paraprakisht kishte ndjekur edhe ndeshjen e javës së 28-të të Albi Mall Superligës, Dukagjini – Ballkani.

    Ashtu si në sfidën e parë të luajtur në Tbilisi, ku rezultati ishte po ashtu 3:1 në të mirë të Gjeorgjisë, të përzgjedhurit e trajnerit Agon Ramadani dominuan për periudha të gjata të lojës, por mungesa e finalizimit dhe cinizmi i kundërshtarit bënë diferencën.

    Shifrat i zhbllokoi Giorgi Ghavtadze, në minutën e 16-të me një gjuajtje me vole pas harkimit nga këndi. Dardanët barazuan rezultatin në minutën e 31-të, me golin e Mërgim Dervishajt.

    Megjithatë, entuziazmi tek lojtarët dhe tifozët në tribuna u shua shpejt, kur Nika Kharatishvili realizoi vetëm një minutë më vonë për të rikthyer epërsinë e mysafirëve.

    Ndërkohë, në momentet kur Kosova po sulmonte me të gjitha forcat për të barazuar shifrat, Archil Sebiskveradze realizoi në portën e zbraztë në minutën e 38-të.

    Kosova do ta mbyllë këtë cikël kualifikues me ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë si mysafire.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.