Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2025 
    Ballina-2

    Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2025 

    26/08/2024 19:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të grumbullimit pesëditor.

    Ky grumbullim, gjatë të cilit Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Malit të Zi, vjen pas kampit seleksionues të muajit maj, derisa do t’i shërbejë Dardaneve si parapërgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025, të cilat zhvillohen në muajin nëntor.

    Kosova U19 ndodhet në Grupin 1 të Ligës A, bashkë me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë.

    Për përzgjedhësen e Kosovës U19, Albina Rrahmani këto parapërgatitje janë të nevojshme veçanërisht në rastet kur ka ndryshim të gjeneratës siç është ky grumbullim ku marrin pjesë futbollistet e lindura më 2006-2007.

    Përballjet me Malin e Zi do të bëjnë që ekipi i Kosovës të komponohet sa më mirë e po ashtu do të pasqyrohet forma aktuale e futbollisteve.

    Edhe futbollistet janë shprehur të lumtura me ftesën e Kosovës dhe optimiste për ndeshjet ndaj Malit të Zi. Bardha Mahmuti dhe Elona Paci u zotuan se do ta japin më të mirën për Kosovën.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.