Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja U17 mbajti grumbullim treditor 
    Ballina-2

    Kombëtarja U17 mbajti grumbullim treditor 

    11/06/2024 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës U17 për vajza e ka mbajtur grumbullimin treditor seleksionues në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjes së ekipit për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian – Liga B, që zhvillohen në vjeshtë.

    Në këtë grumbullim kanë qenë të përfshira 23 futbolliste, prej të cilave pesë nga vendet e perëndimit, teksa ky kamp do t’i shërbejë përzgjedhëses Sanije Krasniqi dhe stafit të saj për t’i seleksionuar lojtaret me të cilat do të ndërtojë ekipin për dy miqësoret kundër Bullgarisë, që do të zhvillohen më 22 e 24 gusht në Hajvali.

    “Tashmë e kemi bërë rutinë që në përfundim të çdo edicioni ta kemi nga një grumbullim, pasi bëhet ndërrimi i gjeneratave, por edhe shumë familje nga Diaspora vijnë në Kosovë dhe kësisoj u japim hapësirë edhe vajzave nga perëndimi që të përfshihen në këto grumbullime. Ky kamp i paraprinë ndeshjeve miqësore me Bullgarinë. Ne, gjatë gjithë edicionit i përcjellim vajzat në kampionatin vendor dhe e kemi një uvertyrë për vajzat, por ky grumbullim na ndihmon që ato t’i zbatojnë detyrat në stërvitje, e sidomos anën taktike që është mungesë e madhe në vendin tonë”, ka theksuar Sanije Krasniqi.

    Kosova U17 në kualifikimet për Kampionatin Evropain është e përfshirë në Ligën B, në grup me Shqipërinë dhe Izraelin. Ndeshjet kualifikuese zhvillohen më 30 tetor e 2 nëntor.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.