Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kombëtarja U17 mban kampin përzgjedhës me vajzat e talentuara nga vendi dhe nga Diaspora
    Ballina-1

    Kombëtarja U17 mban kampin përzgjedhës me vajzat e talentuara nga vendi dhe nga Diaspora

    01/07/2023 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar Kampin përzgjedhës për vajzat e talentuara nën 17-vjeç, duke pasur parasysh faktin që shumë familje kosovare nga Diaspora kalojnë pushimet në vendlindje gjatë kësaj periudhe.

    Me këtë rast gjatë tri ditëve përzgjedhësja e Kombëtares U17, Sanije Krasniqi me stafin e saj ka pasur në dispozicion një grup të futbollisteve që luajnë në Diasporë, por edhe ato që luajnë në ekipet vendore.

    Vajzat janë akomoduar në Kampin Nacional në Hajvali, ku tashmë ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për bujtinë dhe për zhvillim të të gjitha aktiviteteve të parapara për një kamp të tillë. Në ditën e parë janë mbajtur dy stërvitje, derisa sot pasdite është zhvilluar një ndeshje kontrolluese, ku lojtaret janë ndarë në dy ekipe për t’u vlerësuar sa më mirë performanca e tyre.

    Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe Sanije Krasniqi shprehu rëndësinë e organizimit të  këtij kampi në kontekstin e ndërrimit të gjeneratës. Futbollistet e përfshira në këtë grumbullim nesër do të zhvillojnë edhe një stërvitje, derisa lojtaret që do të vlerësohen të dobishme për ekipin kombëtar do të grumbullohen edhe në muajin gusht, kur Kombëtarja U17 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi, që do t’i shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në vjeshtë në Kosovë.

    TË LIDHURA

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22

    Qëllohet për vdekje futbollisti i Kombëtares së Ekuadorit

    18/12/2025 12:30

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.