Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Komisioni për Ankesa e refuzoi kërkesën e Lirisë për dënimin e Feronikelit 74
    Ballina-2

    Komisioni për Ankesa e refuzoi kërkesën e Lirisë për dënimin e Feronikelit 74

    23/02/2023 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka refuzuar kërkesën e Lirisë.

    Prizrenasit ditë më parë kishin kërkuar nga Komisioni i Apelit të FFK-së, shkalla e dytë, që Feronikelit 74, i cili e humbi në tavolinë ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj Trepçës ’89 për shkak të aktivizimit të lojtarëve që s’kishin të drejt loje, t’i hiqeshin edhe 9 pikë, krahas dënimeve të tjera, për shkak të këtij lëshimi.

    Sidoqoftë, Komisioni, i prirë nga Sitki Baftiu, e konsideroi si të pabazë këtë kërkesë të klubit Bardhezi.

    “Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.02.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave datë 14.02.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pa bazuar”, shkruan në vendim.

    “Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 58 pika b dhe pika g të Rregullores Disiplinore. Neni 58 “Lojtari është paraqitur në mënyrë të parregullt nëse ka luajtur“: Pika (b) për klubin për të cilin nuk është regjistruar. Ankesa e KF “ Liria “ , është bazuar në nenin 64 të Rregullores Disiplinore me ç’rast Komisioni për Ankesa konstatoi se ky nen nuk përputhet me rastin konkret pasi që ka të bëjë kundërvajtjet gjatë procesit të regjistrimit të lojtarëve, ndërsa neni 58 ka të bëjë pikërisht me paraqitjen e parregullt të lojtarëve në një ndeshje zyrtare”, vazhdon vendimi.

    Feronikeli 74 i kishte aktivizuar gjashtë lojtarë që nuk ishin të regjistruar konform rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve, prandaj edhe e humbi në tavolinë ndeshjen e së tetës së finales së Kupës së Kosovës nga Trepça ’89. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.