Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kompany sqaron pse u zëvendësua Aro Muric pas pjesës së parë
    Ballina-1

    Kompany sqaron pse u zëvendësua Aro Muric pas pjesës së parë

    15/02/2023 15:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arijanet Muric u zëvendësua pas pjesës së parë në barazimin e Burnleyt 1-1 ndaj Watfordit.

    Portieri i Kosovës këtë edicion është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por mbrëmë bëri një gabim në momentin që Watford shënoi gol.

    Por pasi u zëvendësua pas 45 minutave të para, u raportuar se zëvendësimi i tij erdhi shkaku i gabimit, por e vërteta është krejt tjetër.

    Ka qenë trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany që pas ndeshjes ka këmbëngulur se zëvendësimi i Aros erdhi shkaku i një lëndimi dhe jo për shkak të gabimit të tij.

    “Nuk është asgjë takikte për shkak të zëvendësimit të Aros. Nuk ka të bëj me gabimin, thjesht ai nuk ndihej mirë dhe për këtë kërkoi zëvendësimin. Ishte i lënduar, por jo shumë”, tha Kompany.

    Reprezentuesi kosovar ka mbrojtur në 28 ndeshje këtë edicion me Burnleyn, ku në 11 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.

    Burnley pas 31 ndeshjeve në Championship ndodhet në vendin e parë në tabelë me 69 pikë, tetë më shumë se Sheffield United në pozitën e dytë dhe 18 më shumë se Middlesborough e treta.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.