Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konfirmohet data e saktë se kur do të prezantohet Mbappe si lojtar i Real Madridit
    Ballina-1

    Konfirmohet data e saktë se kur do të prezantohet Mbappe si lojtar i Real Madridit

    31/05/2024 17:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tashmë është caktuar data se kur do të bëhët zyrtarizimi i transferimit të Kylian Mbappe tek Real Madridi, teksa futbollisti francez po bëhet gati për aventurën e tij të re pas largimit nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbappe do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit të hënën më datë 3 qershor.

    Francezi pritet që të mbërrijë në Spanjë javën e ardhshme për të nënshkruar kontratën me ‘Los Blancos’ para se të prezantohet zyrtarisht sipas stilit të tyre tradicional përballë gazetarëve dhe tifozëve.

    Në një intervistë për Forbes, Mbappe kishte folur për të ardhmen e tij duke lënë të nënkuptohet se sa i lumtur është për kalimin tek Real Madridi.

    “Unë dua të jem i lumtur. Unë do të largohem nga shteti im për herë të parë. Do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme dhe mezi po pres të jem me ekipin tim të ri”.

    “Unë dua të fitojë trofe. Kur flisni për futboll, ka të bëjë me fitimin e trofeve dhe të jesh së bashku me bashkëlojtarët e rinj”, ka thënë Mbappe.

    Real Madridi ka tentuar që ta transferojë Mbappen në ‘Santiago Bernabeu’ që nga viti 2017. Gjiganti spanjoll iu afrua blerjes së tij sezonin e kaluar, por francezi vendosi që të nënshkruajë një kontratë të re tek PSG-ja.

    Mbappes do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ do të skadojë në qershor.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.