Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konfirmohet nga drejtori i Mallorcas: Muriqi do të mungojë 4 deri në 6 javë
    Ballina-1

    Konfirmohet nga drejtori i Mallorcas: Muriqi do të mungojë 4 deri në 6 javë

    14/11/2023 22:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqit do të jetë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë. Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Mallorcas, Pablo Ortells.

    Sulmuesi pësoi lëndim në ndeshjen e së dielës ndaj Izraelit të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, të cilën Kosova e fitoi me rezultat minimal 1:0.

    “Unë e kuptoj që mund të jetë në 4-6 javë. Në fillim ajo që morëm nga Kosova është se mund të jetë diçka për gjurin, por në fund është një dëmtim muskulor”, zbuloi Ortells për “La Pizarra de Quintana”.

    Tashmë është e ditur se Muriqi do t’i mungojë Kombëtares së Kosovë në dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”, ndaj Zvicrës (18 nëntor) dhe Bjellorusisë (21 nëntor).

    Mungesa e tij padyshim se do të jetë hendikep i madh edhe për Mallorca, pasi sulmuesi dardan është një prej futbollistëve kyç.

    29-vjeçari parashihet t’i mungojë “Piratëve” në ndeshjet ndaj: Atletico Madrid, Cadiz, Alaves dhe Sevilla.

    Ndërkaq, nëse Muriqi mungon deri në gjashtë javë, i bie që ai mund të humbasë edhe ndeshjet ndaj Almerias dhe Osasuna.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.