Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Konfirmohet: Sophie Sorschag merr lejen për të garuar për Kosovën
    Ballina-1

    Konfirmohet: Sophie Sorschag merr lejen për të garuar për Kosovën

    30/10/2023 18:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën.

    Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

    FIS ka vendosur flamurin e Kosovës në uebfaqe, tek profili zyrtar i Sorschagut.

    Deri tek konfirmimi i FIS-it, është dashur një punë e gjatë insistimesh dhe kërkesash, të bëra nga drejtuesit e KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi e sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi.

    I pari i KOK-ut, Krasniqi dhe i pari i skitarisë në Kosovë, Kelmendi, falënderuan FIS-in, që përkundër vonesës, i dha lajmin e shumëpritur FSK-së.

    Kelmendi, që është edhe nënpresident i KOK-ut, shtoi se tani e tutje presin që 24-vjeçarja të përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat e rëndësishme ndërkombëtare.

    Sophie Sorschag ka një bagazh të madh në kërcimet me ski. Ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, ndërsa mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

    Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Kortina 2026. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.